KosovaQuiz

Pyetje

Kuzhinë: pyetje me përgjigje

Gatime, pije dhe debatet se kush i shpiku.

16 pyetje nga kategoria Kuzhinë, marrë drejtpërdrejt nga aplikacioni, secila me alternativat, përgjigjen e saktë dhe një shpjegim me një rresht.

Të gjitha 16 pyetjet — Kuzhinë

Alternativa e saktë është e theksuar, dhe shënimi poshtë saj është shpjegimi që lojtarët shohin në aplikacion.

Mesatare1. Cili është ushqimi më tradicional që pjeket me saç?

  • Flija
  • Mantia
  • Pite
  • Sarma
Përgjigjja: Flija
Flija është simbol i mikpritjes në odat kosovare.

Lehtë2. Çfarë janë 'Mantia'?

  • Pite të vogla me mish
  • Ëmbëlsirë
  • Sallatë
  • Pije
Përgjigjja: Pite të vogla me mish
Janë specialitet i njohur, sidomos në Gjakovë e Pejë.

Mesatare3. Çfarë shoqërohet zakonisht me qebapa?

  • Qepa dhe lepinja
  • Oriz
  • Patate
  • Sallatë frutash
Përgjigjja: Qepa dhe lepinja
Kombinimi klasik kosovar.

Mesatare4. Çfarë është 'Ajvari'?

  • Salcë me speca të kuq
  • Lëng frutash
  • Lloj mishi
  • Ëmbëlsirë
Përgjigjja: Salcë me speca të kuq
Përgatitet masivisht në vjeshtë në çdo familje kosovare.

Lehtë5. Çfarë është 'Suxhuku'?

  • Sallam i tharë tradicional
  • Pije
  • Lloj buke
  • Ëmbëlsirë
Përgjigjja: Sallam i tharë tradicional
E përhapur shumë si produkt shtëpie në Kosovë.

Lehtë6. Çfarë shoqëron 'Pasulin'?

  • Mish i tharë/Suxhuk
  • Peshk
  • Mollë
  • Oriz
Përgjigjja: Mish i tharë/Suxhuk
Gjella më e dashur e dimrit.

Mesatare7. Çfarë është 'Turshia'?

  • Perime të konservuara
  • Ëmbëlsirë
  • Pije
  • Lloj mishi
Përgjigjja: Perime të konservuara
Përgatiten për dimër në çdo shtëpi.

Mesatare8. Çfarë është 'Tavë Elbasani'?

  • Mish qengji me kos
  • Peshk
  • Byrek
  • Sallatë
Përgjigjja: Mish qengji me kos
Shumë e përhapur edhe në Kosovë.

Mesatare9. Çfarë është 'Sarma'?

  • Mish i mbështjellë me lakër
  • Lloj buke
  • Ëmbëlsirë
  • Pije
Përgjigjja: Mish i mbështjellë me lakër
Ushqim tradicional dimëror.

Mesatare10. Çfarë është 'Hallva'?

  • Ëmbëlsirë tradicionale
  • Gjellë
  • Pije
  • Sallatë
Përgjigjja: Ëmbëlsirë tradicionale
Përgatitet shpesh në raste fetare apo vdekjeje.

Mesatare11. Çfarë është 'Shopska'?

  • Sallatë me djathë
  • Lloj byreku
  • Mish
  • Ëmbëlsirë
Përgjigjja: Sallatë me djathë
Sallata më e përdorur në restorantet kosovare.

Mesatare12. Si quhet qoftja e madhe e mbushur?

  • Pleskavicë
  • Qofte
  • Suxhuk
  • Mish
Përgjigjja: Pleskavicë
Pleskavica e mbushur është e famshme në Kosovë.

Mesatare13. Çfarë është 'Lakrori'?

  • Pite me lakra
  • Ëmbëlsirë
  • Mish
  • Pije
Përgjigjja: Pite me lakra
Gatuhet shumë nëpër fshatra.

Mesatare14. Çfarë është 'Bakllava'?

  • Ëmbëlsirë festash
  • Gjellë
  • Pije
  • Lloj buke
Përgjigjja: Ëmbëlsirë festash
Gatuhet për çdo Bajram në Kosovë.

Mesatare15. Çfarë është 'Kaçamaku'?

  • Gatim nga mielli i misrit
  • Ëmbëlsirë me arra
  • Pije me kos
  • Mish i tymosur
Përgjigjja: Gatim nga mielli i misrit
Kaçamaku përgatitet duke zier miell misri dhe shërbehet shpesh me kos ose djathë.

Mesatare16. Çfarë janë 'Sheqerparet'?

  • Ëmbëlsirë me sherbet
  • Byrek me spinaq
  • Qofte të vogla
  • Turshi perimesh
Përgjigjja: Ëmbëlsirë me sherbet
Sheqerparet janë ëmbëlsira të buta të pjekura që zhyten në sherbet sheqeri.

Vazhdo më tej

Më shumë grupe pyetjesh, dhe vetë aplikacioni.

Pse lojtarët kthehen

  • Falas — tri lojëra në ditë, pa kartë, pa regjistrim
  • Çdo përgjigje vjen me një shpjegim të shkurtër, kështu që edhe një gabim të mëson diçka
  • Dhoma live me kod të përbashkët për deri 15 miq
  • Tri nivele vështirësie, deri në pesë sekonda për pyetje në Hard
  • Lifeline 50:50 kur ngec mes dy përgjigjeve
  • Klasifikime për vendin dhe për diasporën

Kosova Quiz in English

Kosova Quiz is a free Kosovar quiz and trivia game about Kosovo, made by the independent studio MODEX in Tirana. It asks 120 questions in Albanian across history, geography, culture, sport, slang and food, explains every answer, and can be played solo or live with up to 15 friends. Available on the App Store and Google Play.

Shkarkoje tani

Falas në iPhone, iPad dhe Android. Tri lojëra në ditë pa asnjë pagesë, pa llogari për të filluar.

Balkan Quiz Network

Një kuiz për çdo vend të Ballkanit, secili i shkruar në gjuhën e vet nga njerëz që jetojnë atje.