KosovaQuiz

Pyetje

Muzikë: pyetje me përgjigje

Folk, pop dhe këngët që i di gjithkush.

10 pyetje nga kategoria Muzikë, marrë drejtpërdrejt nga aplikacioni, secila me alternativat, përgjigjen e saktë dhe një shpjegim me një rresht.

Të gjitha 10 pyetjet — Muzikë

Alternativa e saktë është e theksuar, dhe shënimi poshtë saj është shpjegimi që lojtarët shohin në aplikacion.

Lehtë1. Cila këngëtare me famë botërore, me prejardhje nga Kosova, këndon hitin 'Levitating'?

  • Dua Lipa
  • Rita Ora
  • Bebe Rexha
  • Era Istrefi
Përgjigjja: Dua Lipa
Dua Lipa ka lindur në Londër nga prindër prishtinas dhe ka fituar disa çmime Grammy.

Mesatare2. Si quhet festivali i madh i muzikës në Prishtinë, i bashkëthemeluar nga Dua Lipa dhe i ati i saj?

  • PriFest
  • Anibar
  • DokuFest
  • Sunny Hill Festival
Përgjigjja: Sunny Hill Festival
Sunny Hill Festival mbahet në Prishtinë që nga viti 2018 dhe ka sjellë emra botërorë të muzikës.

Mesatare3. Cila këngëtare nga Kosova këndoi këngën zyrtare të Botërorit 2018, 'Live It Up'?

  • Tayna
  • Era Istrefi
  • Dhurata Dora
  • Rita Ora
Përgjigjja: Era Istrefi
Era Istrefi e interpretoi 'Live It Up' bashkë me Nicky Jam dhe Will Smith për Botërorin 2018 në Rusi.

Mesatare4. Cila këngëtare pop amerikane ishte headlineri kryesor i Sunny Hill Festival 2026 në Prishtinë?

  • Miley Cyrus
  • Doja Cat
  • Katy Perry
  • Rihanna
Përgjigjja: Katy Perry
Katy Perry mbylli natën e hapjes së Sunny Hill Festival 2026 në Prishtinë, festival që u mbajt nga 31 korriku deri më 2 gusht.

Mesatare5. Cila këngëtare, e njohur si 'Bilbili i Kosovës', e bëri të pavdekshme këngën 'Baresha'?

  • Vaçe Zela
  • Shkurte Fejza
  • Shyhrete Behluli
  • Nexhmije Pagarusha
Përgjigjja: Nexhmije Pagarusha
Nexhmije Pagarusha, e quajtur 'Bilbili i Kosovës', e këndoi 'Bareshën' me muzikë të Rexho Mulliqit dhe tekst të Rifat Kukajt.

Mesatare6. Në cilin vit u themelua festivali i njohur i muzikës 'Akordet e Kosovës', i organizuar nga Radiotelevizioni i Prishtinës?

  • 1953
  • 1973
  • 1983
  • 1963
Përgjigjja: 1963
Festivali u themelua në vitin 1963 dhe promovoi breza të tërë kompozitorësh e këngëtarësh derisa u ndërpre në fund të vitëve '80; më vonë u rikthye nga RTK.

Lehtë7. Çfarë e veçon himnin e Republikës së Kosovës, 'Europa'?

  • Këndohet në pesë gjuhë
  • Është marrë nga një këngë popullore e Rugovës
  • Nuk ka tekst, është vetëm muzikë
  • Zgjat vetëm dhjetë sekonda
Përgjigjja: Nuk ka tekst, është vetëm muzikë
Himni 'Europa', i kompozuar nga Mendi Mengjiqi dhe i miratuar nga Kuvendi në qershor të 2008-s, u zgjodh pa tekst, ashtu që të mos anonte nga asnjë bashkësi etnike e vendit.

Lehtë8. Cila këngëtare nga Mitrovica përfaqësoi Shqipërinë në Eurovision me këngën 'Suus'?

  • Rona Nishliu
  • Era Istrefi
  • Aurela Gaçe
  • Nexhmije Pagarusha
Përgjigjja: Rona Nishliu
Rona Nishliu, e lindur në Mitrovicë, e këndoi 'Suus' në finalen e Eurovisionit në Baku dhe zuri vendin e pestë me 146 pikë.

Mesatare9. Si quhej grupi rok nga Prishtina, me vokalist Migjen Kelmendin, që në fillim të vitave '80 hodhi bazat e rokut shqiptar?

  • Gjurmët
  • 403
  • Troja
  • Blla Blla Blla
Përgjigjja: Gjurmët
Grupi i Migjen Kelmendit ndërthuri rokun me muzikën qytetare dhe veproi gjatë vitave '80, kur Prishtina ishte qendra kryesore e rokut shqiptar.

Lehtë10. Cila këngëtare e muzikës popullore, e lindur në Mushtisht të Suharekës, i ka dhënë Kosovës këngët „Xhamadani vija-vija” dhe „Mora fjalë”?

  • Nexhmije Pagarusha
  • Shyhrete Behluli
  • Aferdita Dreshaj
  • Shkurte Fejza
Përgjigjja: Shkurte Fejza
Shkurte Fejza, e lindur në vitin 1961 në Mushtisht, është një nga figurat më të njohura të muzikës popullore kosovare; muzika e saj u ndalua në Jugosllavi në vitet '80.

Vazhdo më tej

Më shumë grupe pyetjesh, dhe vetë aplikacioni.

Pse lojtarët kthehen

  • Falas — tri lojëra në ditë, pa kartë, pa regjistrim
  • Çdo përgjigje vjen me një shpjegim të shkurtër, kështu që edhe një gabim të mëson diçka
  • Dhoma live me kod të përbashkët për deri 15 miq
  • Tri nivele vështirësie, deri në pesë sekonda për pyetje në Hard
  • Lifeline 50:50 kur ngec mes dy përgjigjeve
  • Klasifikime për vendin dhe për diasporën

Kosova Quiz in English

Kosova Quiz is a free Kosovar quiz and trivia game about Kosovo, made by the independent studio MODEX in Tirana. It asks 190 questions in Albanian across history, geography, culture, sport, slang and food, explains every answer, and can be played solo or live with up to 15 friends. Available on the App Store and Google Play.

Shkarkoje tani

Falas në iPhone, iPad dhe Android. Tri lojëra në ditë pa asnjë pagesë, pa llogari për të filluar.

Balkan Quiz Network

Një kuiz për çdo vend të Ballkanit, secili i shkruar në gjuhën e vet nga njerëz që jetojnë atje.